Botë

Turqi, sulm terrorist në perëndim të vendit; viktima dhe të plagosur

27.04.2016 18:58

Turqia është kthyer sërish në objektivin e një sulmi terrorist, pasi një kamikaz është hedhur në erë në qytetin perëndimor të Bursas...

Burimet e para policore flasin për një të vdekur dhe 10 të plagosur. Sulmi ka ndodhur pranë xhamisë së shekullit të XIV, që është simbol i qytetit. 
 
Zyrtarë të paidentifikuar thanë se zotërojnë dëshmi fotografike të cilat tregojnë se atentatori ishte një kamikaz grua. 
 
Kohët e fundit Turqia është goditur nga një valë shpërthimesh të cilat kishin si autor Shtetin Islamik dhe militantët kurdë./Top Channel