Maqedoni
“Protestoj” protestat në ditën e 14-të
27.04.2016 21:16
Lëvizja Civile “Protestoj” për të 14 ditë me rradhë vazhdoi protestat në 9 qytete, të njohura tashmë si “Revolucion i larmë”...

Protestuesit edh kësaj radhe I dhanë fillimisht mbështetje Prokurorisë Speciale Publike.
Më pas u drejtuan para Kuvendit dhe Qeverisë për tu shprehur revoltin e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen kolektive të politikanëve.
Ata kësaj rradhe hodhën ngjyra drejtë fotografive të Presidentit Ivanov dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Gruevski të cilët ishin të vendosura para godinës së qeverisë dhe më pas të njëjtat i dogjën.
“Revolucioni i larmë” do të jetë diçka që do të krenohemi të gjithë në të ardhmen, do të jetë gjë që do të përmendet nga fëmijët tonë dhe nga gjanerat e ardhshme. Do të jemi ne ata të cilët do të përmendemi se ishim pjesë kundër regjimit diktorial”, tha nje protestues.
Protestuesit poashtu kërkuan dorëheqja e presidentit Ivanov dhe anulimin e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor.
Ata kërkojënë edhe që në bisedimet për krizën politike, të kyçet sektori civil, dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.
Organizatorët e protestave thanë se do të vazhdojnë të qendrojnë në rrugë për çdo ditë derisa nuk plotësohen kushtet e tyre.
REXHEP QAMILI
