Siri, sulmohet spitali në Alepo, 20 të vdekur
28.04.2016 10:31
14 pacientë dhe gjashtë punonjës mjekësorë janë në mesin e njerëzve të vrarë nga një sulm ajror, që ka goditur një spital në Alepo...

Në mesin e të vrarëve janë edhe tre fëmijë, alarmojnë “Mjekët pa kufij”. Sulmi dyshohet se është kryer nga forcat e regjimit, në një qark që kontrollohet nga rebelët.
Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe. Duke folur pas informimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Staffan de Mistura ka thënë se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, mezi mbahet gjallë.
