Ditë për siguri dhe shëndet gjatë punës
28.04.2016 10:34
Me rastin e 28 prillit - Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës sot Shoqata për mbrojtje gjatë punës oganizon tryezë të rrumbullakët me temë "Fatkeqësi, lëndime dhe raste të vdekjes gjatë punës në Republikën e Maqedonisë"...

Raportin vjetor të fatkeqësive, lëndimeve dhe rasteve të vdekjes gjatë punës në Maqedoni për vitin 2015 të hartuar nga Shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës në tryezën e rrumbullakët do ta prezantojë kryetari i shoqatës Milan Petkovski.
Në debat është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga të gjitha institucionet relevante në Maqedoni, të cilët do të kenë fjalim në lidhje me gjendjen e sigurisë dhe shëndetin gjatë punës në Maqedoni. (mia.mk)
