Qarkullimi zhvillohet pa ndalesa, riorientim afër Vojshancës
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa...

Riorientim të qarkullimit ka para vendbanimit Vojshanci, kumtoi LAMM.
Në aksin rajonal P-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve të urës (për automjete me peshë të përgjithshme mbi 5 tonë) komunikacioni do të kahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhje A1 me P-2137 (Demir Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë, Koçan - Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)
