Vazhdon vizita e shefit të Forcave sllovake të armatosura

28.04.2016 10:25

Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Sllovakisë, gjenerali Milan Maksim, sot do t'i vizitojë Qendrën për trajnim të pilotëve dhe rajonin e karakollit Bogorodicë në kufirin Maqedoni-Greqi...

Do të njihet me aktivitetet, të cilat njësitet e ARM-së i kryejnë për mbështetje të njësiteve të MPB-së gjatë përballjes me sfidat nga kriza e emigrantëve.

Gjenerali Maksim, i cili prej dje është për vizitë në Maqedoni do të pritet edhe nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Dje është pritur nga shefi i SHM të ARM-së, Metodija Veliçkovski dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. (mia.mk)