Shkup, 16 aksidente dhe 9-të të lënduar
Gjithsej 16 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, nga të cilat në njërën është lënduar një shofer, në shtatë janë lënduar më lehtë tetë persona, ndërsa tetë kanë kaluar vetëm me dëm material...

Siç informon kryeinspektori Sasho Damjanovski nga SPB - Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të realizuara ndaj pjesëmarrësve në trafik nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër më i madh i kundërvajtjeve.
Dy shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpjetësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë larguar nga qarkullimi, një shofer ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular.
Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë bërë kundërvajtje sipas bazave të ndryshme dhe janë shqiptuar 14 masa kundër parkimit të gabuar të automjetit dhe nëntë persona e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 42 automjete. (mia.mk)
