ALI AHMETI

Ahmeti: Presidenti konsenzual në të mirë të vendit

17.03.2014 00:32

Prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim, mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO dhe kjo së bashku me zhvillimin ekonomik dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të jenë disa nga prioritet edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës...........

Prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim, mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO dhe kjo së bashku me zhvillimin ekonomik dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të jenë disa nga prioritet edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës. 

Kështu u shpreh  kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të cilin e realizoi me drejtorin e Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Artur Orzechowski-n. Ai tha se në fokus do të jetë edhe zgjidhja e kontestit  të emrit me Greqinë fqinje, me qëllim të zhbllokimit të procesit të integrimit në vend.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ritheksoi qëndrimin se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, për arsye se nuk u pranua ideja për kandidat konsenzual.

”BDI nuk i bojkoton këto zgjedhje, por nuk do të marrë pjesë në to sepse konsideron se presidenti konsenzual është një ide që shkon në të mirë të vendit dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me promovimin e kësaj ideje…”, - deklaroi Ahmeti.

Ai gjithashtu e ka njoftuar drejtorin e departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Artur Orzechowski-n, se  vizitat e tij në SHBA, Evropë dhe rajon, kanë pasur për qëllim arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe të pranueshme për të dy vendet.

”Komuniteti ndërkombëtar duhet të kontribuojë në drejtim të zgjidhjes së problemit dhe se duhet të shqyrtohet propozimi i  Nimic-it nga të dyja palët...”, theksoi Ahmeti.

Drejtori i departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Artur Orzechowski, theksoi se vendi i tij mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe inkurajoi palët që të angazhohen për tejkalim të kontestit të emrit me Greqinë fqinje. (Besim Abdullahi, TVM2)

 

 

I lirë(L)