Schennach: Presidenti nuk duhet të luaj me Kushtetutën

28.04.2016 12:00

Vendimi i presidentit për falje e ngrit në maksimum krizën politike, vlerëson Stefan Schennach, udhëheqës i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili po qëndron në Maqedoni, në mision vëzhgues parazgjedhor...

Presidenti i vendit nuk duhet të luaj me kushtetutën, ai duhet të kujdeset për Kushtetutën dhe duhet të ndjek atë që i thotë Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi dhe jo të jetë e kundërta, thotë Schennach.

Ai njëherit thekson se në asnjë nga takimet e realizuara me të gjitha palët nuk e ka mbështetur vendimin e presidentit Ivanov, por të gjithë e kanë kritikuar.

Po ashtu nga ana e delegacionit theksojnë se politikanët në vend janë përgjegjës për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza politike në të cilën ndodhet vendi.