Kasami takon ambasadorin Plomp
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me Ambasadorin e Holandës, Wouter Plomp...

Gjatë këtij takimi u bisedua për krizën e aktuale në vend dhe, me këtë rast, Kasami, shprehu shqetësim e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit këtu në Maqedoni.
Lëvizja BESA edhe një herë ka theksuar se platforma e saj RIDEFINIMI është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë se si duhet të definohet shteti i Maqedonisë – si shtet i barabartë në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
RIDEFINIMI po ashtu përfshin edhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës politike.
Njëkohësisht, kryetari i Lëvizjes BESA e njoftoi Ambasadorin edhe për përkrahjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të ftuar nga Këshilli Opozitar për në 9 Maj.
