100 të arrestuar për krime të rënda, shkatërrohen dy bandat që terrorizonin Nju Jorkun
Policia e Nju Jorkut ka realizuar një super operacion, duke goditur dy nga bandat rivale më të njohura të kësaj zone...

Më shumë se 100 anëtarë të dy bandave që terrorizonin një lagje në Bronx janë arrestuar dhe ndaj tyre priten të ngrihen akuza për vepra të rënda penale, si vrasje, grabitje dhe trafik droge.
Në operacion morën pjesë qindra agjentë federalë dhe oficerë të policisë, ndërsa u përdorën dhe helikopterë si dhe kamionë të blinduar.
Autoritetet kishin urdhërarreste për 120 persona. Më shumë se 60 prej tyre pritet të përballet me akuza për krime të dhunshme, duke përfshirë të paktën shtatë vrasje.
Në mesin e të akuzuarve është një shpërndarës droge, i cili ndodhet në burg për vrasjen e një gruaje 92-vjeçare me një plumb qorr.
Anëtarët e bandave “Young Gunnerz” dhe “Big Money Bosses” thuhet se kanë terrorizuar zonën për vite me radhë.
