PARASHIKIMI I MOTIT

Mot i ndryshueshëm dhe temperatura deri më 21 gradë

17.03.2014 10:14

Temperaturat pritet të sillen prej 1 deri më 5 gradë, ndërsa gjatë pasditës prej 12 deri më 21 gradë celsiuz.....

Moti sot në vendin tonë pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me disa periudha me diell, ndërsa gjatë ditës vrenjësirat do të lergohen, posaçërisht në pjesët jugore të shtetit si dhe do të fryej erë me intezitet të mesëm nga veriperendimi.

Temperaturat pritet të sillen prej 1 deri më 5 gradë, ndërsa gjatë pasditës prej 12 deri më 21 gradë celsiuz.

Shkupi do të ketë motë të ndryshueshëm dhe me erë, ndërsa temperatura do të sillet prej 3 deri më 18 gradë celsiuz.