Plenumi Studentor: Politikanët falen, studentët arrestohen

28.04.2016 13:46

Pas arrestimit të dy anëtarëve të Plenumi Studentor gjatë protestave, nga Plenumi akuzojnë Qeverinë për drejtësi selektive...

Sipas Plenumit, presidenti fali 56 politikanë, e nga ana tjetër studentët quhen huliganë dhe arrestohen vetëm sepse shprehin mendimin e tyre të lirë.

“Që në ditën e dytë të protestave u arsyetuan me forcë pa arsye dy anëtarë të Plenumit Studentor. Ndaj njërit prej tyre u përdor edhe forcë e tepruar dhe ai u lëndua. Javën e kaluar edhe një anëtar i Plenumit Studentor u thirr në bisedë informative dhe të njëjtit iu shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak prej 8 ditësh, ndërsa dje kjo masë është vazhduar edhe për 30 ditë të tjera.”- deklaroi Orhan Sulejmani nga Plenumi Studentor.

Nga Plenumi Studentor thonë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në tërheqjen e vendimit të presidentit për falje dhe formimin e Qeverisë teknike, e cila do t’a implementojë raportin e Pribesë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)