“Most”: Nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor

28.04.2016 14:28

Qeveria nuk arriti të krijojë kushte kredibile për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor...

Kjo u theksua në pres konferencën e Asociacionit qytetar “Most” si rezultat i monitorimit të procesit të deritanishëm parazgjedhor.

Nga “Most” thonë se Kuvendi nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për votimin e ndryshimeve ligjore me të cilat, sipas kësaj organizate, do t’u bënte largimi i votuesve që nuk kanë të drejtë të jenë në listën zgjedhore, por janë larguar vetëm votuesit të cilët kanë ndërruar jetë.

Kryetari i “Most”, Darko Aleksov, thotë se KShZ prej gjithsej 310.000 shkresave kontestuese ka vendosur që vetëm 87.000 të kontrollohen në teren, të tjerat të kontrollohen në mënyrë administrative. Kontrolli jotransparent i listës së votuesve, shkelja e Ligjit për Qeveri dhe i Kodit Zgjedhor janë disa nga problemet që ka vërejtur “Most” dhe për këtë nuk janë publikuar raportet, ndërsa opinioni është informuar vetëm me deklaratat personale të anëtarëve të KShZ-së.

“Theksojmë se, duke u bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, pastrimi i Listës zgjedhore do të kontribuonte në rritjen e besimit në të dhe me këtë i të gjithë procesit zgjedhor. Krahas problemeve të theksuara në Listën zgjedhore, ‘Most’ gjithashtu ka vërejtur dhe keqpërdorimin e resurseve shtetërore për qëllime partiake, mungesën e ndarjes së shtetit nga partia, si dhe presionet e realizuara të të punësuarve në administratë.”- deklaroi kryetari i Asociacionit qytetar “Most”, Darko Aleksov.

Nga “Most” thonë se mund të ngrihet padi për shkresat që Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Shoqërisë Informatike dhe Administratës iu kanë dorëzuar KShZ-së pa nënshkrimin e ministrit dhe zëvendësministrit plotësues.

“Most” bën thirrje që MPB-ja të parashtrojë raport për të gjitha kontrollet e realizuara, ndërsa KShZ-ja të publikojë në ueb faqen e saj se sa mjete financiare janë shpenzuar deri më tani për kontrollin e Listës së votuesve. (Leunora Kaliqi, TVM2)