Golden State siguron rrethin tjetër, befasohen LA Cliperrs dhe Miami Heat
Golden State Warriors ka siguruar rrethin tjetër të playoffit pas fitores prej 114-81 ndaj Houston Rockets në ndeshjen e pestë, përkundër mungesës së Stephen Curryt...
Më i miri në këtë takim ishte James Harden, 35 pikë e gjashtë asistime, por kjo nuk mjaftoi pasi Klay Thompson me 27 pikë dhe Livingston me 16 pikë ishin kyç në fitoren e Golden State.
Keq u shokua në shtëpi Los Angeles Clippers që pa Chris Paul dhe Blake Griffin (të dy të lënduar) nuk arriti që të shënojë fitoren e tretë para tifozëve të vet.
Dramë e madhe u zhvillua në American Airlines Arena të Miamit, aty ku Heat nuk arritën fitoren e tretë ndaj Charlottes. Ishte kjo fitore e tretë e Hornets ndaj Miamit dhe këtu fundamental ishte Williams.
Nëse Charlotte Hornets dhe Portland Trail Blazers në ndeshjet e ardhshme në shtëpi shënojnë fitore, atëherë sigurojnë rrethin e dytë të playoffit duke eliminuar dy nga favoritët, teksa Golden State Warriors ka siguruar rrethin e dytë të playoffit dhe aty pret Portlandin apo Clippersat.