Bayerni i pafat ndaj Atletikos, finalisti vendoset në Mynih
Atletico Madridi ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut, duke e mposhtur 1:0 në ‘Vicente Calderon’...

Djelmoshat e Diego Simeones kanë marrë një rezultat tejet të mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut, duke e mposhtur skuadrën e Pep Guardiolës me rezultat minimal 1:0, në një ndeshje ku skuadrat dhuruan spektakël për gjithë të pranishmit në stadium.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi 21 vjeçari, Saul Niguez, në minutën e 11’të.
Deri në fund të takimit, Bayerni u mundua me të gjitha forcat që të shënojë të paktën një gol si mysafirë që do të vlente shumë për ndeshjen e kthimit në ‘Alianz Arena’, por ishin të pa fuqishëm kundër një mbrojtje tejet mirë të koordinuar të skuadrës madrilene.
Ky rezultat i shkon për shtati skuadrës së Simoenes, megjithatë Bayerni ka qenë gjithmonë skuadër e rrezikshme në ‘Alianz Arena’, ku ka ditur të shënojë shumë gola.
