Lëndimet në vendin e punës në 2015, 39 persona kanë humbur jetën, 105 janë lënduar

28.04.2016 15:48

Në Maqedoni shënohet Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në vend të punës me moton “Stresi në punë, sfidë kolektive”...

Sipas raportit vjetor, në Maqedoni në vend të punës kanë humbur jetën 39 persona dhe  me lëndime të rënda kanë mbetur 105 persona. Profesioni më i rrezikshëm mbetet bujqësia me numrin më të madh të të vdekurve. I pranishëm si fenomen është edhe stresi në punë.

“Mesazhi ynë është që punëtorët, punëdhënësit, profesionistët të cilët merren me sigurinë dhe shëndetin në punë, institucionet kompetente të përcjellin mesazhin: të punojmë së bashku për përmirësimin e shëndetit në vendet e punës në Maqedoni.”- deklaroi kryetarja e KK-së, Jovanka Karagjinska.

Ndërsa, sipas Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, ata kanë për qëllim që të mbrohet jeta e punëtorëve dhe t’u mundësohen kushte më të mira gjatë orarit të punës.

“Në kuadër të fushatës që do t’a realizojmë gjatë muajit maj për mobilizim të anëtarësisë së re, paralelisht do të vazhdojmë me fushatën për sigurimin e vendeve të sigurta të punës. Kjo do të thotë inkuadrim më aktiv dhe funksionim i LSM-së në ndryshimin e Ligjit për siguri dhe shëndet në punë.”- deklaroi kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.

Tashmë është miratuar Ligji për mobing, si dhe do të ketë trajnime të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen nga mobingu. Gjithashtu Sindikata angazhohet edhe për  parandalimin e akteve të cilat shkaktojnë stres të çfarëdo natyre në vendin e punës. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)