OEM: Mundësi për bashkëpunim më të madh me Moldavinë
“Republika e Moldavisë - mundësi për partneritete të reja afariste dhe bashkëpunim më të madh ekonomik”, është tema e pres-konferencës së sotme të Odës Ekonomike të Maqedonisë....

“Republika e Moldavisë - mundësi për partneritete të reja afariste dhe bashkëpunim më të madh ekonomik”, është tema e pres-konferencës së sotme të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë do të informojë për fillimin e bashkëpunimit më intensiv me Republikën e Moldavisë, si vend anëtar i CEFTA-s, me qëllim që të shfrytëzohen mundësitë potenciale që i ofron marrëveshja-CEFTA, që sipas të dhënave zyrtare statistikore minimalisht përdoren, si dhe me qëllim të nxitjes së partneriteteve të reja afariste dhe stimulimin e eksportit si bazë për një bashkëpunim më të madh ekonomik midis dy vendeve.
