Maqedoni

Dimitriev: Zgjedhjet më 5 qershor janë të domosdoshme

28.04.2016 16:32

Të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor janë plotësuar...

Kështu vlerëson kryeministri, Emil Dimitriev, sipas të cilit Qeveria deri më tani ka bërë maksimumin që të ndihmojë institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve, duke iu referuar këtu bashkëpunimit me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Sipas tij, nëse Qeveria teknike e vazhdon kohëzgjatjen e saj, do të ketë pasoja në funksionimin e institucioneve shtetërore.
 
“Unë jam absolutisht i bindur se të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor janë plotësuar. Sërish do të potencoj qëndrimin tim dhe të Qeverisë se zgjedhjet më 5 qershor janë të domosdoshme. Së pari, unë nuk jam i sigurt nëse me ligj është e mundur që të shtyhet data e mbajtjes së zgjedhjeve. Pastaj, në aspekti praktik mund të them se prolongimi i zgjedhjeve, zgjatja e kohëzgjatjes së qeverisë teknike ka pasoja në funksionimin e përditshëm të institucioneve.”- deklaroi kryeministri, Emil Dimitriev.
 
Sipas kryeministrit Dimitriev, veç më ndjehen hamendjet në mesin e ministrave nëse ata në këtë periudhë mund të sjellin vendime të caktuara. 
 
“Përveç kësaj, në periudhën kur janë shpallur zgjedhjet kemi disa kufizime të caktuara edhe nga Komisioni për Anti-korrupsion, kështu që në funksionim të zgjedhjeve, në funksionim të prosperitetit të Republikës së Maqedonisë dhe të çdo qytetari të vendit tonë është mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimi i një qeverie të qëndrueshme.”- tha kryeministri, Emil Dimitriev.
 
Sipas kryeministrit Dimitriev, që të kemi një funksionim të institucioneve medoemos zgjedhjet duhet të mbahen më 5 qershor. 
 
SANIJE DURAKU