Maqedoni
Ambasadori Bailly në Dibër diskuton me Latën për diasporën dibrane në ShBA
28.04.2016 16:51
Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Bailly, sot vizitoi komunën e Dibrës, i cili fillimisht pati takim me kryetarin e Komunës, Ruzhdi Lata...

Ai u njoh me problemet ekonomike të Komunës, numrin e mërgimtarëve të kësaj komune dhe me dinamikën e investimeve që po bëhen në infrastrukturë. Ai më tej nga kryetari i Komunës, Lata, u njoh edhe me politiken aktuale që po mbretëron në vend. Lata më tej Baillyn e njoftoi se në ShBA nga Dibra ka mbi 15 mijë mërgimtarë të cilët janë një përkrahje e madhe për familjet dibrane.
Pas takimit me njeriun e parë të Dibrës, ambasadori Baily mori pjesë në debatin e zhvilluar me temën “Sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, të organizuar në kuadër të projektit “Forum për reforma”.
Ambasadori Bailly studentëve e nxënësve të dalluar detajisht u zbërtheu sistemin zgjedhor presidencial që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas këtij takimi, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë vizitoi edhe Kompaninë “Redi-Mix”, që merret me përpunimin e çimentos, të ndërtuar nga biznesmeni shqiptaro-amerikan, Ibraim Kolari.
ATLI DEMA
