Maqedoni
“Syri i gjarprit 2”, apeli kthen lëndën në rigjykim
28.04.2016 17:17
Gjykata e Apelit-Shkup për herë të dytë e ka hequr aktgjykimin e Gjykatës Penale për lëndën "Syri i gjarprit 2", duke e kthyer të njëjtën në gjykim të sërishëm në Gjykatën Themelore...

“Duke vepruar sipas ankesave të shtruara nga 53 të akuzuar, të deklaruar personalisht ose përmes avokatëve të tyre, si dhe ankesën e parashtruar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër aktgjykimit të shkallës së parë, gjykata e shkallës së dytë e ka pranuar ankesën e të akuzuarve dhe pjesërisht e ka pranuar ankesën e Prokurorisë."- thuhet në kumtesë.
Gjykata e Apelit, duke vepruar sipas ankesave të deklaruara, ka konfirmuar se në aktgjykimin e shkallës së parë jotërësisht u konfirmua se aktgjykimi i ankimuar në pjesën gjykuese dhe liruesve nga neni 1, pika 1 dhe neni 3, përmbajnë mangësi, dhe për këtë shkak nuk mundet në tërësi të verifikohet rregullsia e saj.
Shqiptimi i aktgjykimit nuk është mjaftë i qartë dhe për këtë shkak Gjykata e Apelit i ka pranuar ankesat, duke kthyer lëndën në gjykim të sërishëm me rekomandime që të mënjanohen mangësitë.
GAZMEND KURTISHI
