Kriza politike, Gruevski: Historia do t’a gjykojë gjithsecilin prej nesh
Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, është optimist se kriza do të tejkalohet, por i mbetet historisë, sipas tij, të gjykojë politikanët për rolet e tyre...

Populli është kundër skenarëve për destabilizim, kundër shkatërrimit të paqes dhe bashkëjetesës. Maqedonia është më tepër se kjo.
E gjithë kjo do të tejkalohet dhe në fund të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, edhe ne që jemi me popullin, edhe ata që janë në anën tjetër.
Historia do të gjykojë për rolet, ndërsa populli do të vlerësojë, vlerëson Gruevski.
“Maqedonia do t’i kthehet rrugës së zhvillimit ekonomik, rrugës për në BE dhe NATO, dhe dikush për shkak të interesave personale dëshiron të na kthejë mbrapa nga qëllimi ynë i përbashkët, ai na bën më vendimtarë, që të jemi më të fuqishëm, të luftojmë, por edhe të triumfojmë. Ky popull, ky shtet ka kapacitet që t’i tejkalojmë të gjitha problemet.”- deklaroi lideri i VMRO-së.
