Maqedoni
Spasovski, për gjendjen e sigurisë: nëse vëmë shtetin para partisë, do mbetet stabile
28.04.2016 17:46
Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është stabile dhe mund të mbetet e tillë vetëm nëse të gjithë së bashku vëmë interesin e qytetarëve...

Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është stabile dhe mund të mbetet e tillë vetëm nëse të gjithë së bashku vëmë interesin e qytetarëve dhe atë shtetëror para interesave partiake, ka deklaruar sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit në Manastir.
"Marrëveshja e Përzhinës ishte gjasë për pajtim dhe çdo subjekt politik duhet të jetë thellësisht i përgjegjshëm se duke bërë hapa kryesisht në interes të partisë, në të vërtetë bën hapa kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë."- tha Spasovski.
Ministri i Brendshëm shprehu keqardhje për vetëvrasjen e 44 vjeçarit në Shkup dhe lëndimin e funksionarit të LSDM-së në Manastir. Spasovski premtoi se po punohet për t’i zbardhur të dyja rastet në tërësi dhe sa më shpejt.
