Maqedoni
Prokuroria Speciale Publike, nuk e dimë përse Krpaç u fal nga presidenti
28.04.2016 18:21
Pas vetëvrasjes së pronarit të ueb portalit “Netpres”, Kosta Krpaç, dhe njoftimeve në disa media për presion të bërë ndaj tij nga Prokuroria Speciale...

Pas vetëvrasjes së pronarit të ueb portalit “Netpres”, Kosta Krpaç, dhe njoftimeve në disa media për presion të bërë ndaj tij nga Prokuroria Speciale, kjo e fundit ka reaguar duke sqaruar se i ndjeri ishte dëshmitar vullnetar dhe jo i akuzuar nga PSP.
“Personi, Kosta Krpaç, është paraqitur vullnetarisht në zyrën e Prokurorisë Publike si dëshmitar, si pjesë e një hetimi paraprak. Ishte një person i jashtëzakonshëm dhe duam t’i shprehim ngushëllime familjes së tij. Por, ju informojmë se PSP posedon dëshmi për shumë rrethana, duke përfshirë edhe presionin nën të cilin ishte Kosta. Por, këto dëshmi nuk mund t’i bëjmë publike për momentin, por nëse lind nevoja, ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me autoritetet të cilat e hetojnë vdekjen e të ndjerit.”- thuhet në deklaratën e PSP-së.
Sipas kësaj Prokurorie Publike, kundër të ndjerit asnjëherë nuk ka pasur ndonjë padi dhe ai nuk ka pasur statusin e të dyshuarit, dhe nga PSK nuk e kanë të qartë se si u gjet emri i tij në listën e të falurve nga presidenti Ivanov.
“Ende presim përgjigje se prej nga i ka informacionet presidenti i Republikës, në të cilat pretendohet se kundër këtij personi është duke u zhvilluar procedurë penale.”- thonë nga PSP.
