MINISITRIA E EKONOMISE

Seminar “Nxitja e lidhjeve të qëndrueshme dhe zhvillimi i kllasterëve në industrinë turistike”

17.03.2014 10:21

Bëhet fjalë për një projekt i cili është siguruar përmes projektit bilateral slloven për ndihmë teknike nga ku janë miratuar 200.000 euro për periudhën prej 2 vitesh......

Në organizim të Sektorit të turizmit dhe hotelierisë pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Organizimit për zhvillimin industrial  të UNIDO, sot në mjediset e Ministrisë së Ekonomiksë do të mbahet seminari i parë i projektit "Nxitje të lidhjeve afatgjata dhe zhvillimi i klasterëve në industrinë turistike në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një projekt i cili  është siguruar përmes projektit bilateral slloven për ndihmë teknike nga ku janë miratuar 200.000 euro për periudhën prej 2 vitesh, mjetet do të menaxhohen nga organizata UNIDO, për shkak  të mundësive ligjore dhe rregullave që janë obliguese për Qeverinë sllovene.

Seminari, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, do të paraqesë mundësi për ekipin projektues ta paraqesë inkuadrimin projektues, planin për implementimin e projektit dhe detajet rreth aktiviteteve të ardhshme, me qëllim të përmirësimit të konkurrencës dhe përmirësimit të inkuadrimit në tregun e klasterëve në sektorin turistik në Maqedoni.