Maqedoni

Zv kryeministri Halimi pret ne takim ambasadorin Garret

28.04.2016 18:37

Zëvendës kryeministri Festim Halili, sot priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charls Gerrett...

Bashkëbiseduesit në këtë takim konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim intensifikohet më shumë. 
 
Në ketë rast zëvendëskryeministri Halili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes ambasadës britanike dhe Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit ku në veçanti u përmend bashkëpunimi në sferën e gjuhës si një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit. 
 
Ambasada e Britanisë së Madhe në këtë drejtim në të kaluarën ka financuar dhe trajnuar nëpunësit shtetëror që janë të punësuar në Sekretariat si përkthyes dhe interpretues.
 
Zëvendëskryeministri Halili dhe ambasadori Gerrett shprehën gatishmëri për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
 
Ambasadori Gerrett theksoi se Ambasada e Britanisë së Madhe do të ndihmojë Sekretariatin në lidhje me Analizën e Shqyrtimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit për Kohezion social si dhe shprehu gatishmërinë për asistencë në zbatimin e rekomandimeve të kësaj Analize sidomos në sferën e reformave në administratën shtetërore.
 
Në këtë takim gjithashtu u bisedua rreth situatës aktuale politike në vend, zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, si dhe marrëdhëniet ndëretnike.