Botë

SHBA-të “mësyjnë” me ushtarë në Siri, Damasku reagon ashpër

28.04.2016 21:53

Të paktën 150 ushtarë amerikanë kanë hyrë në territorin e kontrolluar nga kurdët në verilindje të Sirisë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve...

Agjencia Sana shkruan të enjtes se zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë refuzuar “ndërhyrjen” në zonën e Rmelan, duke e cilësuar si të “paligjshme”.
 
“Kjo ndërhyrje është refuzuar dhe është e paligjshme, dhe kjo ka ndodhur pa pëlqimin e qeverisë siriane”, citon agjencia.
 
Qeveria tha se ky veprim nga SHBA-të ishte një “akt i hapur agresioni, i cili përbën një ndërhyrje të rrezikshme dhe një shkelje të rëndë të sovranitetit të Sirisë”, duke bërë thirrje për veprim të mëtejshëm ndërkombëtar për të parandaluar atë./Oranews