Protesta masive në Francë

29.04.2016 12:18

Qindra mijëra të rinj dhe anëtarë të sindikatave kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera anembanë Francës kundër një projektligji të reformës së punës, që pritet të diskutohet të martën në Parlamentin vendas...

Protestat kanë degjeneruar në dhunë mes palëve, ku Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës, pompa uji dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmën agresive.

Gjithçka nisi pasi protestuesit sulmuan forcat e rendit me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera të forta.

Sipas autoriteteve vendase, dhjetëra persona janë arrestuar pas dhunës dhe kaosit të krijuar në shumë qytete si Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.

Protestuesit janë kundër projektligjit të ri, i cili redukton pagesat e orëve shtesë, kurse sindikatat thonë se nuk është koha për një reformë të tillë kur papunësia ka prekur shifrën e 10 përqindëshit.

Grevat dhe protestat çuan në ndërprerjen e udhëtimeve të transportit publik si dhe në anulimin e fluturimeve në Parisit.