GJORGE IVANOV

Promovimin e librit "Manifesti" me rastin e 1150-vjetorit nga misioni i vëllezërve Cirili dhe Metodi

17.03.2014 10:26

Ngjarja e sotme paraqet edhe aktivitet në kuadër të shënimit të 20-vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë, nën patronatin e presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov......

Me rastin e 1150-vjetorit nga misioni moravian i vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sot në kishën katedrale "Shën Sofija" në Ohër do të mbahet promovim i librit "Manifest", i shkruar nga disa shkencëtarë eminentë sllovakë.

Ngjarja e sotme paraqet edhe aktivitet në kuadër të shënimit të 20-vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë, nën patronatin e presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Në promovim krahas Ivanovit, fjalim do të kenë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, si dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Shkup Martin Bezak.