Kriza me refugjatet, Idomeni paralajmëron mbylljen e kampit
Greqia së shpejti do të mbyllë kampin e improvizuar të refugjatëve në Idomeni. Autoritet nëpërmjet fletushkave u kanë bërë thirrje refugjatëve të braktisin këtë kamp dhe të nisen drejt qendrave të pranimit nëpër qytete tjera greke....

Por, refugjatët e ngujuar në Idomeni refuzojnë të largohen, duke shpresuar në hapjen e kufirit dhe lëvizjen e tyre drejt vendeve të Evropës.
Të gjithë njerëzit që kanë shkuar në kampet tjera thonë se është e njëjta situatë edhe atje.
“Këtu në Evropë të japin një porcion me pasta edhe një copë bukë. A thua i mjafton njeriut kaq ushqim për mbijetesë? Kështu është jeta këtu”- thonë ata.
Refugjatët gjatë tërë kohës tentojnë të gjejnë rrugë ilegale për të kaluar në Maqedoni.
Aktualisht në fushat që shtrihen mes Maqedonisë dhe Greqisë jetojnë në tenda dhe në qiell të hapur më shumë se 10 mijë refugjatë.
