Pentagoni kërkon bllokim të internetit për ISIS-in
Komanda ushtarake amerikane për aktivitetet mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike po punon për shkatërrimin e lidhjeve të internetit të grupit “Shteti Islamik” për të vendosur xhihadistët në një gjendje izolimi virtual, sipas përgjegjësve të Pentagonit...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, vlerësoi se “Cybercom luan një rol shumë të rëndësishëm në operacionet ushtarake të lëshuara kundër ISIS-it në Irak dhe Siri”.
“Objektivat janë ndërprerja e zinxhirit të komandimit dhe të kontrollit të ISIS-it, ndërprerja e aftësisë për të qarkulluar para, ndërprerja e aftësisë për të tiranizuar dhe kontrolluar popullsinë, ndërprerja e aftësisë për të rekrutuar në nivel ndërkombëtar.”- tha Carter gjatë një fjalimi publik para komisionit të forcave të armatosura në Senat.
