Siri, sulme ajrore në Alepo, 20 të vdekur

29.04.2016 12:36

Në këto sulme, në mesin e viktimave janë përfshirë të paktën tre fëmijë....

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, është raportuar se të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të fundit mbi zonat e okupuara nga rebelët e Alepos.

Në këto sulme, në mesin e viktimave janë përfshirë të paktën tre fëmijë, megjithatë bëhet e ditur se numri i të vrarëve pritet të rritet për shkak të lëndimeve të rënda.

Ndërkohë, një zjarr tjetër artilerik nga kryengritësit është parë të ketë ndodhur në një pjesë të qeverisë, duke lënë kështu të paktën 14 persona të tjerë të vdekur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë.