Maqedoni

Shkupjanët: Nëse nuk ka shi për 1 Maj, në Saraj dhe Matkë

29.04.2016 14:41

1 Maji njihet si Dita e Punëtorëve në botë, me ç’rast në shumë vende në këtë ditë sindikatat organizojnë edhe protesta, duke kërkuar më shumë të drejta për punëtorët...

Por, në Maqedoni një maji kryesisht shfrytëzohet për piknik në natyrë. Tradita do të vazhdojë edhe në këtë një maj, thonë shkupjanët, të cilët destinacione më të preferuara kanë qendrën rekreative në Saraj dhe Matkë. 
 
“Varet prej kohë. Nëse është koha e mirë, sigurisht do të dalim, në qoftë se është me shi, do të jemi në shtëpi.”- deklaroi një qytetare.
 
“Sigurisht që do të dalim, koha ndonjëherë është me diell, ndonjëherë me shi, por mire është, do të dalim.”- tha një qytetar. 
 
“Do të dalim andej nga Matka, nuk kemi ku të shkojmë me familje. Buxheti aq na premton.”- tha një qytetar. 
 
Por, meteorologët nuk japin lajme të mira. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se vetëm të shtunën nuk do të ketë shi, ndërsa deri të martën na presin ditë me reshje të shiut. 
 
“Vetëm ditën e shtunë nuk pritet të ketë reshje të shiut, do të mbizotëron moti i qëndrueshëm. Ndërsa ditën e diel moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje të shiut me intensitet më të madh pritet të ketë ditën e hënë gjatë ditës.”- tha sinoptikania, Lençe Jovanovska.
 
Nëse parashikimi i meteorologëve rezulton i saktë, planet e qytetarëve për piknik në natyrë duken vështirë të realizueshme.
 
REJHANE BUSHI-METAJ