KSHZ

Sot hidhet shorti për zgjedhjet presidenciale

17.03.2014 10:29

KSHZ listën e vetme të konfirmuar të kadidatit për zgjedhje të presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri nesër do ta publikojë në Gazetën zyrtare.............

KSHZ-ja sot duhet të mbahet hedhja e shortit, pas së cilit do të dihet renditja e kandidatëve presidencialë në fletëvotimet për zgjedhjet e caktuara për më 13 prill. KSHZ listën e vetme të konfirmuar të kadidatit për zgjedhje të presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri nesër do ta publikojë në Gazetën zyrtare.

Kandidati për president të shtetit Gjorge Ivanov i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" i propozuar me nënshkrime të 55 deputetëve dhe 64.961 nënshkrime nga qytetarët, Stevo Pendaroski nga LSDM-ja, i cili mbështetet nga 38 deputetë, Iljaz Halimi, nga PDSH-ja, për të cilin nënshkrime për mbështetje kanë dhënë 12.303 qytetarë dhe Zoran Popovski, kandidat i GROM, i mbështetur me nënshkrime të 10.585 qytetarë.

Sot gjithashtu përfundon afati që partitë politike deri në KSHZ të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Pas kësaj kërkese KSHZ-ja duhet të miratojë vendim në afat prej tre ditëve, ndërsa nëse partia nuk është e kënaqur nga ajo mund të parashtrojë ankesë deri te Gjykyta Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.

Pas ankesës Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja e përfundon Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale brenda 22 marsit. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 27 prill, nëse nuk zgjidhet presidenti i shtetit, janë caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Prej nesër, 18 mars fillon të vijojë periudha pesëditore para fillimit të fushatës zgjedhore e deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur nuk mund të paguhen subvencione, të cilat nuk janë rroga të paguara mujore, të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose përurimit të objekteve me mjete të Buxhetit ose nga fondet publike ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, terrene sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte të tjera.