Botë

Ngërçi politik në Haiti, mijëra haitianë protestuan në ShBA

29.04.2016 15:14

Mijëra qytetarë të Haitit në ShBA protestuan kundër ngërçit politik, i cili ka bërë që zgjedhjet në këtë vend të shtyhen për disa herë...

Përkrahësit e kandidatit presidencial, Jovenel Moise, i zgjedhur nga ish presidenti, Michel Martelly, kanë protestuar para ndërtesës së parlamentit me kërkesë që qeveria të rifillojë procesin zgjedhor për balotazh presidencial, të cilin e ka shtyrë tri herë. 
 
"Ne nuk kërkojmë që t’i marrim asgjë nga duart atij, Privert duhet të respektojë marrëveshjen e 5 shkurtit të këtij viti.”- deklaroi protestuesi, Dorfaintzil Antonio. 
 
"Ne kërkojmë një gjë, zgjedhje. Ne votojmë Jovenel Moise për shkak se presidenti Martelly e ka dërguar atë. Ne votojmë atë dhe nuk duam t’a humbim votën tonë.”- tha protestuesi, Marie Espi Jean.
 
Në fillim të shkurtit ligjvënësit dhe ish presidenti Martelly kishin arritur një marrëveshje, ku data 24 prill ishte caktuar si e fundit për një balotazh presidencial të shtyrë dy herë deri në atë kohë, ndërkohë. sipas zhvillimeve, u bë e qartë se Haiti do të humbte përsëri datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ku edhe administrata e vendit pësoi ndarje të lehta.
 
Një komision i formuar prej pesë anëtarëve nga administrata e përkohshme është duke bërë vlerësimin e zgjedhjeve të shkuara, të cilat ishin të kontestuara për shkak të dyshimeve për mashtrim, ndërsa i njëjti ka afat prej 30 ditëve që të përfundojë punimet. 
 
Presidenti i përkohshëm, Jocelerem Privert, tha se Haiti nuk mund të fillojë balotazhin pa e kthyer besimin e elektoratit. Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan se rezultatet zyrtare të cilat vendosin kandidatin e mbështetur nga qeveria, Jovenel Moise, duket të jenë reflektim i vërtetë i vullnetit të votuesve.
 
Por, e gjithë kjo situatë është përgënjeshtruar nga kandidatët e tjerë, e më shumë nga kandidati i dytë i radhitur për president, Judë Celestin, i cili rezultatet i quajti një “mashtrim masiv”. Akuzat e ndërsjella në rritje për mashtrimet zgjedhore rezultuan në protesta të dhunshme dhe shqetësim të qytetarëve si dhe grupeve opozitare e atyre fetare. 
 
LEUNORA KALIQI