Maqedoni

Shtajnmajer: Maqedonia jostabile kërcënon integrimin e vendit

29.04.2016 15:18

Shefi i Diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmajer, e paralajmëroi Maqedoninë se po e bllokon rrugën drejt BE-së dhe NATO-s...

Shtajnmajer ka theksuar se shpreson se në Maqedoni janë të vetëdijshëm se pasiguria gjithnjë e në rritje dhe konfliktet e stërzgjatura do t’a vështirësojnë në masë të madhe rrugën euroatlantike të vendit.

Shefi i Diplomacisë gjermane, Shtajnmajer, konsideron se fillimisht në Maqedoni  dhuna duhet të shmanget me çdo kusht. Edhe pse nuk sqaroi se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ai  kritikoi bllokadat që po i bëhen ndërmjetësimit evropian.

“Është për të ardhur keq që disa parti të caktuara po i bllokojnë tentimet për ndërmjetësim nga ana e BE-së.”- tha Shtajnmajer.

Ky është reagimi i tretë i Berlinit zyrtar për krizën në Maqedoni, pas vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për të falur politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre.