Norvegji, rrëzohet helikopteri me së paku 13 persona në bord
29.04.2016 15:43
Një helikopter me të paktën 13 persona në bord është rrëzuar në afërsi të qytetit norvegjez Bergen...

Zyrtarët e shpëtimit raportuan për mediat lokale se helikopteri ishte shkatërruar tërësisht dhe kjo gjë bën që gjasat për të mbijetuar në këtë aksident të jenë shumë të vogla.
Mediat informojnë se ekziston frika se të gjithë personat në bord të kenë humbur jetën, pasi zyrtarët kanë deklaruar se nuk ka asnjë gjurmë të mbijetuarish.
Zyrtarët kanë raportuar se afër vendit ku është rrëzuar helikopteri ka prani të madhe tymi si dhe prezencë të njerëzve në det, por pa dhënë detaje rreth asaj se si kanë përfunduar ata persona në det dhe çfarë lloj helikopteri ka qenë i involvuar në gjithë këtë proces.
