Botë

Kaliforni, Donald Trump pritet me protesta

29.04.2016 15:59

Të paktën 20 persona u arrestuan nga policia e vendit gjatë protestave në të cilat qindra persona bllokuan rrugët në Kaliforni...

Të paktën 20 persona u arrestuan nga policia e vendit gjatë protestave në të cilat qindra persona bllokuan rrugët në Kaliforni, ku kandidati republikan për president, Donald Trump, ka mbajtur një tubim.
 
Reagimi i qytetarëve vjen si rrjedhojë pas deklaratave të Trampit, i cili kishte premtuar se nuk do të lejonte depërtimin e miliona emigrantëve të paligjshëm në këtë zonë në rast se zgjidhet president i ShBA–ve.
 
Tramp po përballet me kundërshtim të fortë në disa pjesë të Kalifornisë, veçanërisht në mesin e latinëve. 
 
Tramp një ditë më parë mori një goditje të fortë nga kundërkandidati i tij republikan, Ted Kruz, pasi që deklaroi se kishte zgjedhur biznesmenen, Karli Fiorina, si zëvendëspresidente.
 
Tramp tha para turmës se është hera e parë në histori që një kandidat, i cili është “matematikisht i vdekur” në garën për Shtëpinë e Bardhë, deklaron kandidatin e mundshëm për zëvendëspresident. 
 
Tubimi i Donald Trump po mbahej në një amfiteatër të mbushur me rreth 18 mijë njerëz, ndërsa qindra të tjerë që rrinin jashtë.
 
LEUNORA KALIQI