Maqedoni

Kapen 24 migrantë ilegalë

29.04.2016 16:19

Policia ka kapur 24 migrantë ilegalë në afërsi të Demir Kapisë, të cilët vinin nga Afganistani, Iraku dhe Irani...

Migrantët janë kapur mbrëmë në orën 21:30 në një automjet me targa të Shkupit, nga ekipi i përzier patrullues i nëpunësve policorë nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Bogorodicë dhe pjesëtarët e Policisë kroate, njofton policia.

Pas konsultimit me prokurorë publikë shtatë nga migrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit për të Huaj të MPB-së, derisa 17 personat e tjerë janë kthyer në Greqi.

Shoferi, i cili ka drejtuar automjetin, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.