PRIZREN-PROTESTA

Prizren: Fillon protesta kundër Mujës

17.03.2014 10:33

Një grup qytetarësh në Prizren që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm kanë filluar protestën para kuvendit komunal të Prizrenit ku kërkohet dorëheqja e kryetarit aktual Ramadan Muja dhe zyrtarëve të tjerë të dënuar......

Një grup qytetarësh në Prizren që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm kanë filluar protestën para kuvendit komunal të Prizrenit ku kërkohet dorëheqja e kryetarit aktual Ramadan Muja dhe zyrtarëve të tjerë të dënuar.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Roland Sylejmani ka thënë për “Zëri” se protesta ka filluar në ora 8 për arsye që tu ndalohet hyrja në komunë, kryetarit Muja dhe zyrëtarëve tjerë të dënuar ndërsa sipas tij protesta nuk do të përfundoj deri në ora 16 kur edhe përfundon orari zyrtarë i punës.

Aktualisht sipas tij janë rreth 20 protestues mirëpo numri i tyre pritet të rritet.

Sylejmani thotë se protestat nuk do të ndalen deri ën dorëheqjen e Mujës.

Sipas tij deri më tani Muja nuk është parë të ketë ardhur në vendin e tij të punës.

Një protestë me përmasa të mëdha pritet të mbahet të mërkurën nga një grup i qytetarëve dhe organizatave të ndryshme joqeveritare.

Protesta do të organizohet të mërkurën në mesditë në formë marshi, që fillon nga qendra e qytetit, vazhdon drejt rrugës kryesore, deri te selia e Kuvendit Komunal, ku ndodhet edhe zyra e Mujës.

E gjithë kjo në shenjë trysnie për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit që u dënua dy vjet me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.(zëri)