Futboll
Elseid Hysaj hyn në shënjestrën e gjigantit Katalonas
29.04.2016 17:32
Elseid Hysaj mund të jetë alternativa e re për brazilianin Dani Alves te skuadra e Barcelonës...

Këtë lajm e ka publikuar gazeta e njohur spanjolle, El Mundo Deportivo, e cila ka afërsi të madhe me gjigantin katalonas.
Sipas kësaj gazete, drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut, ndërsa së bashku me Hysajn në garë është edhe 22 vjeçari i Bayer Leverkusenit, braziliani Wendell.
Hysaj këtë stinor ka qenë i pazëvendësueshëm te skuadra e Napolit, duke u bërë njëri prej futbollistëve me më së shumti paraqitje te skuadra napolitane, ndërsa ky fakt edhe e ka rritur dukshëm çmimin e tij në treg, si dhe njëkohësisht interesimin e gjigantëve europianë.
