Simeone suspendohet deri në fund të stinorit
Trajneri argjentinas, Diego Simeone, që po drejton me sukses Atletico Madridin drejt titullit kampion dhe trofeut të Ligës së Kampionëve aktualisht...

Trajneri argjentinas, Diego Simeone, që po drejton me sukses Atletico Madridin drejt titullit kampion dhe trofeut të Ligës së Kampionëve aktualisht, është suspenduar me 3 ndeshje mos-drejtim të ekipit nga Komisioni Disciplinor i La Ligas, kanë bërë të ditur sot mediat spanjolle.
Simeone kishte penguar lojën në ndeshjen Atletico Madrid - Malaga të shtunën që shkoi, pasi që kishte futur një top në lojë gjatë kundërsulmit të ekipit kundërshtar.
Simeone u dërgua në tribuna nga referi i ndeshjes në atë lojë dhe përkundër ankesës së tij për suspendim të gjatë, komisini I arbitrazhit ka thënë se Vendimi prej 3 ndeshjeve suspendim të kryerjes së detyrës, mbetet në fuqi.
La Liga ka edhe tre xhiro për të marrë fund këtë stinor.
