Botë
Shqipëri, PS kallëzim penal ndaj Sali Berishës
29.04.2016 17:51
Partia Socialiste e Shqipërisë ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha, për “thirrje qytetarëve për t’u armatosur”...

Sipas deputetit, Taulant Balla, kallëzimi penal është dorëzuar të premten në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Duke folur në një seancë parlamentare javën e kaluar, Berisha ka akuzuar qeverinë se ka lidhje me bandat e krimit dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin armët dhe të mbrojnë veten.
Parlamenti ka pezulluar Berishën për 10 ditë, duke bërë që edhe Partia Demokratike në opozitë të bojkotojë seancat.
