Botë

Siri, luftime të reja në Alepo

29.04.2016 17:55

Luftime të reja në qytetin e ndarë të Sirisë, Alepo, prej ku njoftohet edhe për viktima...

Media shtetërore raporton se rebelët kanë sulmuar një xhami në qarkun Bab al-Faraj, që kontrollohet nga forcat qeveritare, duke vrarë tetë persona.

Punonjësit e shpëtimit thonë se një spital në lagjen e rebelëve, Marja, është sulmuar po ashtu nga ajri.

Është ky objekti i dytë mjekësor që goditet brenda një jave. Ushtria, ndërkohë, ka njoftuar se “regjimi i qetë” do të hyjë të shtunën.

Sipas ushtrisë, ai do të zgjasë 24 orë në Damask dhe në rajonin Ghouta jashtë kryeqytetit, dhe 72 orë në provincën Latakia.

“Regjimi i qetë” nuk përmendet për Alepon, ku mbi 200 civilë janë vrarë gjatë javës së fundit.