Botë
Sekretet e haremit të Kim Jong-t! Çfarë fshihet pas “Skuadrës së Kënaqësisë”?!
29.04.2016 21:01
Si të gjithë diktatorët, edhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong, ka haremin e tij të vajzave...

E quajtura “Skuadra e Kënaqësisë”, në të përfshihen vajza tejet të reja, 13-vjeçare, pa mbaruar ende shkollën e detyrueshme.
Sipas britanikes “Mirror”, vajzat zgjidhen në mënyrë të rastësishme nga ushtarët, e ndonjëherë brenda shkollave, për t’i detyruar më pas që të shërbejnë një rrethi të vogël ushtarak të elitës komuniste të Koresë së Veriut.
Vajzat kontrollohen me kujdes nga mjekët nëse janë të virgjëra dhe kontrolle të tilla janë rutinë. Historitë rrëfehen nga ato vajza që janë arratisur.
Një prej tyre iku në Korenë e Jugut në vitin 2010 dhe rrëfeu historinë e saj për një gazetare.
Ajo tregoi se kur ishte 15 vjeçe, një roje e mori atë pa paralajmërim nga klasa dhe e pyeti nëse kishte pasur marrëdhënie seksuale me ndonjë djalë.
Ajo kaloi një dekadë të plotë në shërbimin e Kim Jong-il, babai i liderit aktual. Megjithatë, vajza thotë se nuk e kishte thirrur asnjëherë për seks.
Të tjerë flasin për grupe të egra seksi në pallatin e liderit. Kim është i martuar me një këngëtare të famshme në vend dhe ka një vajzë, por kjo nuk e ka ndaluar për të ringjallur traditën për të rekrutuar gra të reja, të bukura dhe të gjata./Ora News
