Maqedoni

Komunikacioni pa ndalesa, vende-vende rrugë të lagështa

30.04.2016 12:09

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, vende-vende rrugë të lagështa...

Në aksin rajonal P-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve të urës (për automjete me peshë të përgjithshme mbi 5 tonë) komunikacioni do të kahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhje A1 me P-2137 (Demir Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).
 
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur.
 
Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia