Botë
Hakerë të SHI-së iu kërcënuan mijëra banorëve të Nju-Jorkut
30.04.2016 12:23
Një grup hakerësh të lidhur me Shtetin Islamik, në internet publikuan listë me mijëra emra të banorëve të NJu-Jorkut dhe u bënë thirrje ithtarëve...

Një grup hakerësh të lidhur me Shtetin Islamik, në internet publikuan listë me mijëra emra të banorëve të NJu-Jorkut dhe u bënë thirrje ithtarëve të vet që t'i sulmojnë, deklaroi një burim anonim nga shërbimi amerikan i sigurisë.
Ai theksoi se nuk beson që bëhet fjalë për kërcënim të besueshëm, popr agjentët federal dhe policia në Nju-Jork janë në kontakt me individë nga lista.
"Edhe pse praktika jonë standarde është që të mos i komentojmë masat speccifike operative dhe ç[shtjet lidhur me hetimin, FBI në mënyrë rutinore i informon individët dhe organizatat të grumbulluara gjatë hetimit, që mund të kuptohet si kërcënim potencial", ceket në kumteësn e Byrosë federale hetimore.
Në listë gjenden emra, adresa shtëpie dhe interneti të 3.600 njerëzve nga Nju-Jorku.
Vitin e kaluar, grupi i lidhur me SHI-në publikoi në internet, siç pohonte, emra, adresa dhe fotografi të 100 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe kërkoi nga ithtarët e vet që t'i vrasin.
Prej vitit 2013 e deri më sot në SHBA janë arrestuar mbi 70 individë për shkak të tentimit që ta përkrahin SHI-në./mia
