Botë

Protesta në Gjermani, aktivistët e majtë kundër partisë së ekstremit të djathtë

30.04.2016 14:43

Aktivistët e majtë në Gjermani kanë zhvilluar një protestë në qytetin e Shtutgartit...

Aktivistët e majtë në Gjermani kanë zhvilluar një protestë në qytetin e Shtutgartit, në përpjekje për të bllokuar konventën e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.
 
Për të parandaluar çdo incident të mundshëm, autoritetet vendosën që të dërgonin më afro 1 mijë oficerë policie, teksa gjatë demonstratave pati qindra të arrestuar.
 
Aktivistët me bindje të majta politike kundërshtojnë politikat e propozuara në lidhje me myslimanizmin.
 
Por pavarësisht protestave, Alternativa për Gjermaninë e nisi konventën e saj, në një mbledhje kur pritet të diskutohet kufizimi i të drejtave të myslimanëve.
 
Ndër to përfshihen ndalimi i mbajtjes së burkas në ambiente publike, ndalimi i ndërtimit të xhamive, etj.
 
Alternativa për Gjermaninë është një parti e krijuar gjatë viteve të fundit dhe kundërshton ashpër politikat e kancelares gjermane Angela Merkel.
 
Ata mbështesin gjithashtu idenë e mos-strehimit të mijëra azil-kërkërkuesve që vijnë çdo ditë nga Lindja e Mesme.
 
Alternativa për Gjermaninë pritet që të regjistrojë një rezultat rekord në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.