Maqedoni
Kriza politike rrezikon bllokimin e fondeve IPA
30.04.2016 15:16
Kriza politike po vazhdon të sjell pasoja të rënda. Si rezultat i vazhdimit të krizës Maqedonisë, tashmë po i rrezikohet ti bllokohen fondet IPA...

Lidhur me këto paralajmërime, zëvendës kryeministri për çështje Evropiane Arbër Ademi tha se nuk ka marrë asnjë qëndrim zyrtar nga Brukseli, por sipas tij një situate e tillë do të kishte një impact negativ, pasi që fondet IPA kanë një rëndësi të veçantë për shkak se përdoren për projekte në sfera të ndryshme.
“Lidhur me njoftimet në media për bllokim eventual apo për ndërprejre eventuale të fondete nga KE më lejoni tju njoftoj se qëndrim zyrtar neve nuk na ka arritur nga partnerët tanë nga KE, dhe sinqerisht shpresoj se nuk do të vije deri tek një gjë e tillë. Natyrisht se ajo nuk do të ishte një sinjal i mirë për Maqedoninë, por ne maksimalisht mbetemi të përkushtuar që deri tek një gjë e tilllë të mos vije, por unë si një koordinator nacional i IPAve angazhimet e mia do të jenë në drejtimm të menaxhimit efikas dhe shfrytëzimit të këtyre mjeteve”, shprehet zv/kryeministër për çështje eurointegruese Arbër Ademi.
Ndërsa drejtori i OEMVP-së Fatmir Bytyçi tha se në një ekonomi veçse të rënduar, një bllokim i tillë do të përkeqsojë edhe më tepër gjendjen ekonomike të vendit, duke marrë parasysh se me vet ndaljen e këtyre fondeve do të bllokohen edhe shumë projekte zhvillimore.
“Çdo sanksion eventual, që do të thonte se për një moment të caktuar do të mbyllen këto fonde, gjithsesi se do të ndikon, në prolongimin e projekteve që gjithmonë janë projekte zhvillimore, e dyta do të ndikon drejtëpërdrejtë në ekonominë e venditk, sepse kalklulimet janë bërë, ne po flasdim në mënyrë hipotetike se çfarë mund të ndodh, po flasim për një impuls që i jepet ekonomisë, për shembull fondet Ipa janë diku rreth 100 miljon euro”, shprehet drejtori i OEMVP-së, Fatmir Bytyçi.
Maqedonia nga fondet IPA 1 që përfshin periudhën 2007-2013 ka shfrytëzuar rreht 380 miljon euro informoi zëvendës kryeministri Arbër Ademi.
Ndërsa ai tha se për periudhën kohore 2014-2020 janë paraparë që të jepen 664 miljon euro, ndërsa Maqedonia deri tani i ka programuar mbi 400 miljon euro.
ERSAN PAJAZITI
