Maqedoni
Inspektimi i listës zgjedhore nga qytetarët, KSHZ: Azhurimi shkon sipas planit të paraparë
30.04.2016 15:38
Vijon procesi për kontrollin e listës zgjedhore të KSHZ-së, nga ana e qytetarëve...

9 maj është afati i fundit i inspektimit publik i listës zgjedhore e cila do të shfrytëzohet në zgjedhjet e fundit.
Të gjithë qytetarët ndërkohë, mund ti kontrollojnë të dhënat e tyre personale dhe të paraqesin parregullësitë eventuale deri te KSHZ.
Ky kontrollim edhe pse është i mundur vetëm me disa hapa elektronike në ueb faqen e KSHZ-së shumë pak prej të anketuarëve të TVM-2 e kanë bërë këtë.
“Unë për vete nuk kam pasur problem me dhënat e mia deri tani, gjithmon kam qenë në listën e zgjedhjeve. Ai që ka le ti kontrolloje të dhënat personale dhe le ti paraqite gabimet. Unë personalisht, jo në ueb faqen por në zgjedhjet e kaluara e kam kontrolluar vetën dhe kam qenë në listën zgjedhore”, shprehet i anketuari.
“Unë e di se jam i rregullum mirë në listën zgjedhore. Nuk e kam kontrolluar vetën për shkak se jam nga fshati po e kam par vetën në të kaluarën se jam mirë i paraqitur në listën zgjedhore”, shprehet i anketuari.
“Tju themë të drejtën jo. Nuk i kam kontrolluar të dhënat e mia personae në listënugjedhore për arsye se skam qenë këtu, kemi qenë familijarisht jashtë shtetit por do ta kontrollojmë në ditët në vijm”, shprehet i anketuari.
Lista Zgjedhore gjithashtu shpërndahet në 34 njësi rajonale të KSHZ-së ku po ashtu mund të bëhet shqyrtimi i të dhënave. Nga ky dikaster thonë se gjithë procesi përfshi, a dhe azhurimi i të dhënave shkon sipas planit paraparë.
“Deri tani janë bërë mbi 2100 inspektime të listës zgjedhore nëpër zyrat rajonale të KSHZ. Këto rezultate do të shpallën në ueb faqen i KSHZ-së në nivel ditor ku do të ketë të dhëna për inspektimin të ditës konkrete dhe të dhënat deri ditën konkrete sa është bërë inspektimi.Në këtë numër ka kërkesa për plotësim, ndryshim dhe slyerjen e të dhënave e kështu rradh. Kështu që ju bëjmë thirrje të gjith qytetarëve që kanë interes që të kryejnë inspektimi në listën zgjedhore këtë ta bëjnë të kryejnë në këtë periudhë”, shprehet Admir Shabani nga KSHZ.
Pastrimi dhe përditësimi i të dhënave nga Lista Zgjedhore vazhdon edhe më tej, ndërsa i tërë procesi duhet të përfundojë më 26 maj.
Më 14 maj, lista do tu dorëzohet edhe partive politike të cilët deri më 19 maj duhet ti dërgojnë vërejtjet e tyre, ndërsa më 26 maj duhet të mbyllet Lista Zgjedhore.
REXHEP QAMILI
